Sherr mes disa personave në Shijak, plagoset me armë 45-vjeçari, në kërkim 2 kushërinj
Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Shijak. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy kushërinj janë konfiktuar me një 45-vjeçar dhe për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Dy autorët, përkatësisht 38-vjeçari I. F. dhe 35-vjeçari D. F., janë në kërkim nga policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti. “Shijak/Informacion paraprak Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen...
Burimi:
javanews.al