Sherr banal në Kavajë, plagoset me thikë 52-vjeçari

Sherr banal në Kavajë, plagoset me thikë 52-vjeçari

Një plagosje e lehtë me thikë bëhet me dije se ka ndodhur në qytetin e Kavajës, pas një sherri për motive banale mes dy personash. Biznesmeni Artur L. u plagos me thikë nga shtetasi Eri V., i cili më pas edhe është ndaluar nga policia. Mësohet se autori ka hyrë në biznesin në pronësi të të plagosurit dhe i ka kërkuar këtij të fundit para. Biznesmeni ka refuzuar t’i japë dhe autori për pasojë e ka qëlluar me thikë.