Shembet muri pritës në aksin Maliq-Lozhan, qarkullohet vetëm me një korsi
Një shembje e murit pritës ka ndodhur në segmentin rrugor Maliq-Lozhan, në afërsi të urës së Qenckës, në kilometrin e 13-të të këtij aksi Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu, muri pritës ka pësuar dëmtime, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Aktualisht, lëvizja e automjeteve kryhet me një korsi, nën kujdesin e drejtuesve të mjeteve. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv