Selanik/ Banda shqiptare pas grabitjes së armatosur të dyqanit të floririt, arrestohen 2 prej tyre, 3 të tjerë në kërkim!

Selanik/ Banda shqiptare pas grabitjes së armatosur të dyqanit të floririt, arrestohen 2 prej tyre, 3 të tjerë në kërkim!

Policia Kundër Krimit të Organizuar në Greqi njoftoi sot se ka arrestuar dy shqiptarë për grabitjen e armatosur që ndodhi mesditën e së mërkurës së kaluar në një dyqan pengjesh, në rrugën Vasilissis Olgas, në Selanik. Sipas informacioneve nga “Protothema”, bëhet fjalë për dy burra me origjinë shqiptare, 44 dhe 47 vjeç. Njëri u arrestua në zonën e Toumbës të Selanikut, ndërsa i dyti në zonën e Katerinit, që arritën të merrnin mijëra euro mall nga biznesi në fjalë. Në total, pesë persona janë identifikuar në këtë rast, tre prej të cilëve janë ende në kërkim nga autoritetet policore. Sipas hetimeve, gjurmët e gishtrinjve dhe lëvizjet e çuditshme të një prej autorëve, që shkoi edhe në një tjetër dyqan gjatë arratisë, tradhtuan grupin e grabitësve....