Rrugorët pajisen me karrotrec, do të përdoren për të hequr makinat në parkimet dysh

Rrugorët pajisen me karrotrec, do të përdoren për të hequr makinat në parkimet dysh

Një flotë e re me mjete karroatrec është vendosur në dispozicion të Policisë Rrugore, ku në fokus do të jenë parkimet dysh. Tashmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që parkojnë gabim duke rënduar qarkullimin e lirë të rrugës, do të përballen me gjobë, por edhe të largimit të mjetit me karroatrec. “Policia rrugore do ti ketë këto në dispozicion për të bërë të mundur spastrimin e të gjithë atyre mjeteve që qëndrojnë, parkojnë dysh në vende të gabuara. Për këtë qëllim çdo drejtues mjeti krahas masës administrative që do të marrin për shkeljen e kryer do të kenë dhe një gjobë tjetër për shërbimet që bëhen me karroatrec”, tha Ali Yzeiri nga Policia Rrugore. Vetëm për 3 ditë, rreth 100 makina janë tërhequr me karroatrec....