Rrëshqitje masive dherash në Përmet, banori: Shtëpitë dridhen sikur bie tërmet

Rrëshqitje masive dherash në Përmet, banori: Shtëpitë dridhen sikur bie tërmet

Një qytetar nga Malëshova e Përmetit ka denoncuar  situatën ku ndodhet ai dhe fqinjët e tij. Nga rrëshqitja e dheut banesat e tyre rrezikojnë që të përfundojnë në greminë duke u rrezikuar kështu edhe jetën. Ai ka shpjeguar se rrezikohen tetë banesa ndërsa fillesat e greminës së krijuar janë tashmë vetëm një metër larg shtëpisë së parë. ”Jam banor i fshatit Maleshovë, në rrethin e Përmetit, dhe po ju shkruaj me shqetësim të thellë dhe frikë reale për jetën e familjeve tona. Si pasojë e reshjeve të mëdha, në fshatin tonë ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu, e cila po përhapet në një sipërfaqe shumë të gjerë. Aktualisht 8 banesa ndodhen në rrezik të menjëhershëm, ndërsa në 3 prej tyre jetojnë familje, ku rrëshqitja ka...