Raporti i INSTAT, 125 të lënduar në një muaj, ja cilat janë ditët dhe oraret më të rrezikshme për të udhëtuar
Rrugët e Shqipërisë vazhdojnë të mbeten një sfidë për sigurinë e qytetarëve, pavarësisht një tendence të lehtë përmirësimi në shifrat afatgjata. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) për muajin shkurt 2026, në vend janë regjistruar 97 aksidente rrugore, nga të cilat kanë mbetur të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur) 125 persona. Ndonëse shifra e muajit shkurt tregon një rritje krahasuar me shkurtin e vitit 2025 (kur u shënuan 88 aksidente dhe 122 të lënduar), bilanci i përgjithshëm i dymujorit të parë të vitit (janar-shkurt 2026) është pozitiv. Gjatë kësaj periudhe, numri total i aksidenteve rrugore ka shënuar një ulje me 9,4% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Faji mbetet te shoferët Një nga...
Burimi:
javanews.al