“Ramën e rrëzojnë qytetarët”, Berisha: Belinda Balluku është turpi i Shqipërisë
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, para gazetarëve përsëriti se beteja e opozitës në Parlament dhe në sheshe do të jetë vetëm në funksion të largimit të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Berisha shpjegoi se opozita nuk pret as nga faktori ndërkombëtar, e as nga sistemi i drejtësisë, që të rrëzojnë kryeministrin Rama, pasi, sipas bindjes së tij, kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet protestave dhe reagimit të qytetarëve. “Nuk ka asnjë diskutim që Edi Rama bën gjithçka, dhe jo vetëm bën, por do të bllokojë drejtësinë. Do të përdorë 83 mandatet e tij të krimit kundër drejtësisë. Dhe këtu, ndaj themi ne, fjalën e vetme e kanë qytetarët shqiptarë. Ne kemi theksuar dhe theksojmë: Edi Ramën nuk do ta heqë drejtësia. Edi Ramën...
Burimi:
vizionplus.tv