Radhë kilometrike në aksin Maliq-Gramsh, bllokohet qarkullimi nga Korça drejt Tiranës
Radhë kilometrike janë krijuar në aksin Maliq-Gramsh, në drejtimin nga Korça drejt Tirana. SYRI ka siguruar pamje nga zona, ku shihen dhjetëra automjete të bllokuara në trafik, duke lëvizur me shpejtësi shumë të ulët për shkak të ngarkesës së madhe dhe kushteve të vështira të rrugës. Kjo rrugë, e cila prej ditës së sotme po shërben si aks alternativ për lidhjen e juglindjes me Elbasan dhe më tej me Tiranën, po përballet me dëmtime serioze në trupin e saj, duke e bërë qarkullimin problematik. Gjatë ditës së sotme janë evidentuar plasaritje të thella në disa segmente të aksit, çka ka sjellë vështirësi të ndjeshme në lëvizje dhe ka rritur rrezikun për drejtuesit e mjeteve. Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe,...
Burimi:
syri.net