Qëndrimi në celular dëmton shpinën, fiozioterapistët: Më të rrezikuarit janë fëmijët

Qëndrimi në celular dëmton shpinën, fiozioterapistët: Më të rrezikuarit janë fëmijët

Qëndrimi i gjatë përpara telefonit apo kompjuterit është bërë pjese e pandashme e përditshmërisë sonë, por shpesh pa u vënë re sjell pasoja negative për shëndetin. Sipas ekspertëve përdorimi i vazhdueshëm i këtyre pajisjeve ndikon drejtpërdrejtë në qëndrimin e trupit duke shkatuar probleme me posturën e qafës apo shpinës. “Vitet e fundit ne shohim që dhimbjet me origjinë cervikale dhe dhimbjet e qafës, janë më së shumti si pasojë e posturës dhe kontraksioneve muskulare. Kjo ka ardhur si pasojë e përdorimit në masë të teknologjive. Është një problem që vjen gradulisht, nuk krijohet brenda një jave, apo një muaj, por vjen si pasojë e qafës përpara.”, tha fizioterapisti Kleton Kadillari. Fizioterapisti Kleton Kadillari në një intervistë për Vizion Plus shpjegon disa nga simptomat më të...