Qëllohet me armë zjarri 45-vjeçari në Shijak, në kërkim dy kushërinjtë
Një 45-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Shijak mbrëmjen e së martës. Mësohet se 45-vjeçari është konfliktuar me dy kushërinj dhe më pas konflikti ka degraduar në përdorimin e armës. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, teksa dy kushërinjtë janë në kërkim nga policia. Njoftimi i policisë Shijak/Informacion paraprak Rreth orës 22:30, në lagjen Kodër Shijak, shtetasit I. F., 38 vjeç dhe D. F., 35 vjeç (kushërinj), janë konfliktuar me shtetasin D. Ç., 45 vjeç, dhe gjatë konfliktit 45-vjeçari është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle për kapjen e dy shtetasve I. F. dhe D. F. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij...
Burimi:
opinion.al