Punonjëset vodhën 22 milionë lekë, vjen reagimi i Postës Shqiptare: Fondet e pensioneve nuk janë cënuar!
Ditën e sotme dy punonjëse të Postës në Devoll janë proceduar penalisht pasi dyshohet se kanë vjedhur rreth 22 000 000 lekë të rinj nga fondi i postës. Lidhur me këtë ngjarje, ka ardhur reagimi i parë i Postës shqiptare, e cila përmes një njoftimi në rrjetet sociale bën të ditur se janë marrë menjëherë të gjitha veprimet administrative dhe ligjore, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Posta Shqiptare bën të ditur gjithashtu se ka depozituar zyrtarisht kallëzim penal pranë organeve kompetente të drejtësisë, duke kërkuar fillimin e procedimit penal për personat përgjegjës, shkruan A2 CNN. Po ashtu, Posta Shqiptare siguron qytetarët se fondet e pensioneve nuk janë cënuar dhe shpërndarja e tyre vijon normalisht, pa asnjë ndërprerje, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimit për të...
Burimi:
javanews.al