Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Pse vijon Durrësit të përmbyset? Analisti Tela: Kemi një fatkeqësi korruptive
Gazetari Andi Tela jep detaje mbi shkaqet e përmbytjeve në Durrës, ku si pasojë janë dëmtuar mbi 1 mijë banesa dhe janë evakuuar rreth 500 persona. Për të përmbytjet nuk janë pasojë e reshjeve të shiut, por e vendimeve të gabuara dhe korruptive. Ai thekson se një nga shkaqet kryesore është zhvendosja e hidrovorit të vjetër, për t’i hapur rrugë interesave private të një oligarku. ”Në gjithë këtë histori të viteve të fundit, dy janë elementët që bëjnë veçori: Durrësi dhe rruga Çukës-Qafë Plloçë. Përmbytjet në Durrës i kemi parë edhe në janarin e vitit të kaluar, edhe në nëntor. Sa herë ka rënë shi, ka pasur përmbytje, por jo në këto përmasa. Këto nuk janë pamje sepse ra shumë shi dhe u përmbyt Durrësi....