Protesta e opozitës dhe arrestimet e paligjshme/ 10 persona në komisariate, mes tyre 4 të mitur
Të paktën 10 persona janë shoqëruar deri tani nga policia pas protestës së opozitës. Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj raporton live se të paktën 4 të mitur janë shoqëruar në komisariatin nr 1. Dy janë të moshës 15 vjeçare dhe dy janë 16 vjeç, ndërkohë në orën 21:40 tre persona të tjerë u panë të hyjnë në komisariat. Në komisariatin nr 3 janë 2 persona të shoqëruar, ndërsa edhe në komsiariatin nr 2 janë 3 të dënuar. Grupe të shumta policësh të veshur civilë arrestuan qytetarë si protestues në protestën e thirrur nga opozita, arrestime të cilat ngjasojnë me rrëmbime. Në orët në vijim pritet që të saktësohet numri i personave të shoqëruar. Kujtojmë se arrestimet në protestat e kaluara të opozitës janë quajtur...
Burimi:
syri.net