Protesta e opozitës, 17 persona të arrestuar dhe 35 të tjerë nën hetim
52 persona janë shoqëruar në total pas protestës së opozitës të premten e 20 shkurtit. Gazetari Besar Bajraktaraj ka mësuar se prej tyre 17 janë arrestuar, ndërsa 35 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Kujtojmë se edhe ky tubim i PD-së u shënua me incidente. Protestuesit hodhën bomba molotov ndërsa nga ana tjetër policia u kundërpërgjigj me ujë me presion dhe gaz lotsjellës. Protesta e katërt kombëtare zgjati pak më shumë se 3 orë. Ndryshe nga herët e shkuara, edhe kryedemokrati Sali Berisha iu bashkua turmës, me maskë anti-gaz e syze mbrojtëse. Ai dënoi “sulmin ndaj selisë blu dhe veprimet e Policisë”.
Burimi:
javanews.al