Protesta e 20 shkurtit/ Gjykata liron të  ndaluarit, 9 arrestime i quan të ligjshme – Avokatët: Apelojmë vendimin

Protesta e 20 shkurtit/ Gjykata liron të ndaluarit, 9 arrestime i quan të ligjshme – Avokatët: Apelojmë vendimin

Gjykata e Tiranës  ka caktuar 'detyrim me paraqitje' për 17 nga 18 të ndaluarit  pas protestës së opozitës së 20 shkurtit. Ndërsa për një nuk u caktua masë sigurie pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nëntë arrestime u konsideruan nga gjykata të ligjshme dhe 9 të paligjshme. Arrestimi i ligjshëm u konsiderua edhe për 2 nga 3 të miturit e arrestuar. Avokatja Adriana Kalaja deklaroi se do të apelojë vendimin si dhe paralajmëroi kallëzim penal pasi ‘janë kryer veprime arbitrare e shpërdorim detyre’. Lajmi ne perditesim...