Protesta – Dhuna e policisë dhe arrestimet e paligjshme, 17 mbahen ende në qeli, mes tyre 2  të mitur…

Protesta – Dhuna e policisë dhe arrestimet e paligjshme, 17 mbahen ende në qeli, mes tyre 2 të mitur…

Syri TV mëson se 2 të mitur një 14-vjeçar dhe një 15-vjeçar, janë mes të arrestuarve pas protestës së djeshme kombëtare të opozitës para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e qeverisë Rama.  Gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj raporton se, pas procedurave, është bërë e ditur se 43 persona janë shoqëruar nga policia, ndërsa 26 janë ndjekur në gjendje të lirë. Ndër arrestimet e kryera, më shumë kanë ndodhur në Komisariatin Nr. 3, ku janë arrestuar 9 persona, ndërsa në Komisariatin 1 janë regjistruar 5 arrestime. Po ashtu, janë shënuar arrestime edhe në Komisariatin 2 (2 arrestime) dhe Drejtorinë e Tiranës (1 arrestim). Gjithashtu policia ka arrestuar edhe dy të mitur, një 14-vjeçar dhe një 15-vjeçar, duke rritur shqetësimet për përdorimin e forcës ndaj individëve të rinj...