Prokuroria “zbarkon” në Bashkinë e Vlorës, hetime për paga fiktive dhe administrimin e plazheve

Prokuroria “zbarkon” në Bashkinë e Vlorës, hetime për paga fiktive dhe administrimin e plazheve

Prokuroria e Vlorës ka intensifikuar ndjeshëm veprimet hetimore në institucionet vendore, duke mos u mjaftuar vetëm me sekuestrimin e dhjetëra dosjeve pranë Drejtorisë së Aseteve në Bashkia Vlorë. Burime bëjnë me dije se hetimi është shtrirë tashmë edhe në zyrat e protokollit, ku dy oficerë të Policisë Gjyqësore, së bashku me një oficer të Krimit Ekonomik, janë rikthyer sërish ditën e djeshme për kontrolle të thelluara që kanë zgjatur nga ora 16:30 deri rreth orës 23:00. Sipas informacioneve pranë organit të akuzës për A2 CNN, fokusi i këtyre verifikimeve ka qenë kontrolli i kartelave dhe dokumentacionit zyrtar që lidhen si me hapësirat e plazheve, ashtu edhe me sipërfaqet e hapësirave publike të administruara nga bashkia. Oficerët kanë shqyrtuar në detaje përputhshmërinë e datave, saktësinë e...