Preç Zogaj: 21 janari, truku shihet, por nuk është
NGA PREÇ ZOGAJ Vrasjet ndodhën pak pas orës 16:00, gjatë shpërndarjes së demonstratës përpara Kryeministrisë. Tre demonstrues humbën jetën menjëherë: Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa i katërti, Aleks Nika, vdiq dy javë më vonë në një spital në Stamboll. Vrasja e Ziver Veizit u filmua nga kamerat e televizionit News 24. Gardisti që qëlloi pozicionohej pranë një parvazi të bodrumit të Kryeministrisë. Hekuran Deda u qëllua disa metra më tutje pranë podiumit të televizionit ABC. Faik Myrtaj dhe Aleks Nika u qëlluan në anën tjetër të bulevardit. Hetimet, përfshirë ekspertizën e FBI-së, treguan se pjesëtarë të Gardës qëlluan mbi 40 herë dhe komandanti i Gardës kishte ndryshuar tytën e armës për të fshehur origjinën e plumbave. Shenja plumbash u gjetën në kangjella...
Burimi:
kohajone.com