Policia godet grupin kriminal! Shisnin drogë nga veriu në jug dhe jashtë vendit, katër persona të arrestuar! Sekuestrohet kanabis dhe armë zjarri

Policia godet grupin kriminal! Shisnin drogë nga veriu në jug dhe jashtë vendit, katër persona të arrestuar! Sekuestrohet kanabis dhe armë zjarri

Policia e Elbasanit ka goditur një grup kriminal që shisnin lëndë narkotike në Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Në kuadër të operacionit të koduar “Jug & Veri” u arrestuan shtetasit Arben Guçe,  Elion Qeva , Fran Pjetra dhe Mark Muraca. Policia thotë se njëri prej të arrestuarve, konkretisht Mark Muraca dyshohet se ka vënë në dispozicion automjetin e tij, në të cilin u gjet lënda narkotike Cannabis Sativa. Gjatë ndërhyrjes, Arben Guçe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, ka dëmtuar mjetin e shërbimit të Policisë. “Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin dhe transportonin sasi të konsiderueshme lënde narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e saj në disa qytete të vendit, nga veriu...