Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit
Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit për shkak të motit të keq, me reshje shiu, breshëri dhe dëbore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore. Sipas njoftimit të policisë, në zonat malore, drejtuesit e automjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore dhe të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse. Shërbimet e Policisë po koordinojnë veprimet me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve në të gjitha zonat e prekura, për të siguruar pastrimin dhe lëvizshmërinë e rrugëve në kohë. Policia apelon për respektimin e rregullave bazë të qarkullimit: Moderim të shpejtësisë; Mos kryeni parakalime të gabuara; Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit; Mos drejtoni automjetin nën efektin e alkoolit. Për çdo emergjencë, qytetarët mund të kontaktojnë...
Burimi:
kohajone.com