Policia e Kukësit arreston dy vëllezër pas plagosjes me armë
Kronikë E Hënë, 22 Dhjetor 2025 12:01 Dy vëllezër, të shpallur në kërkim për plagosjen e dy personave ditën e djeshme në Kukës, janë vetëdorëzuar pas kontrolleve të Policisë dhe pamundësisë për t’u larguar. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Dëshmorët”, ku për motive të dobëta ndodhi një konflikt fizik që përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, të plagosur kanë mbetur shtetasit Amarildo Cena, 36 vjeç, dhe Sadik Kapica, 65 vjeç. Njëri prej tyre, S. K., është goditur me qytën e pistoletës nga shtetasi N. I., 38 vjeç, ndërsa A. C., 36 vjeç, i cili nuk ishte pjesë e konfliktit, ka marrë plagë të rënda në kofshë nga pakujdesia. Pas ngjarjes, Policia e Kukësit zhvilloi kontrolle dhe veprime hetimore...
Burimi:
kohajone.com