Policia e Korçës godet raste të lojërave të fatit të paligjshme, arrestohet një person, dy të proceduar penalisht
Policia e Korçës ka intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit “Loja e fundit”, duke evidentuar dhe goditur dy raste të tjera të veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit. Një 43-vjeçar është arrestuar, banues në Korçë, i dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Po ashtu janë proceduar penalisht shtetasit G. A. dhe Gj. M., gjithashtu banues në Korçë. Sekuestrohen si prova materiale tre celularë, në të cilët u gjetën faqe për baste sportive. Kontrollet u ushtruan në lagjet nr. 8 dhe nr. 9 të qytetit, ku u zbuluan aktivitetet e paligjshme. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme. Njoftimi...
Burimi:
javanews.al