Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër
Sekuestrohen 34 kilogramë kanabis sativa në Gjirokastër. Policia bën me dije se dy persona janë vënë në pranga pasi u kapën te ura e fshatit Kardhiq duke transportuar 44 pako me lëndë narkotike të cilat i kishin fshehur te shasia e automjetit. Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin tip “Hyundai” dhe me 4 celularë të të arrestuarëve. Policia e Gjirokastrës po vijon hetime për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast. “DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Ura”. Sekuestrohen 34 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. U kapën tek ura e fshatit Kardhiq, duke transportuar 44 pako me lëndë narkotike, të cilat i kishin fshehur te shasia e automjetit,...
Burimi:
javanews.al