Plantacion kanabisi në Gjermani, prangosen dy shqiptarë. Sekuestrohen bimët me vlerë 2 mln euro
Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet gjermane pasi kultivonin lëndë narkotike në një plantacion profesional. Mediat gjermane shkruajnë se operacioni u zhvillua në qarkun e Giessen. Shkak për operacionin ishin hetimet që kishin zgjatur rreth një vit nga policia kriminale, për shkak të dyshimeve për tregti të paligjshme të lëndëve narkotike. Në fillim të kontrollit të një magazine të martën në mëngjes, dy persona u arratisën në këmbë. Forcat e policisë i ndoqën, i kapën dhe i arrestuan përkohësisht. Nuk pati të lënduar. Brenda objektit, hetuesit gjetën një plantacion kanabisi të organizuar në mënyrë profesionale. Sipas hetimeve të para, bëhet fjalë për rreth 1.400 bimë kanabisi. Vlera e tyre e vlerësuar në treg arrin rreth dy milionë euro. Me mbështetjen e një njësie teknike speciale,...
Burimi:
syri.net