Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Plag@si biznesmenin në Kavajë, arrestohet autori, i sekuestrohet një thikë dhe një sëpatë
Kronikë E Premte, 26 Dhjetor 2025 15:30 Policia ka arrestuar autorin e plagosjes së një dite më parë në Kavajë. Shtetasi Eri Velecia, 42 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) biznesmenin Artur Ligeja. Një thikë dhe një sëpatë i është sekuestruar 42-vjeçarit Eri Velecia “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin Eri Velecia, 42 vjeç, banues në Kavajë. Gjatë veprimeve procedurale, me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës (thikë) dhe një mjet prerës (sëpatë)”, njofton policia. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.