Plagosje në Korçë, adoleshenti godet me thikë 34-vjeçarin
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Korçës. Bëhet me dije se një 17-vjeçar, pas një konflikti banal ka plagosur me thikë një 34-vjeçar. Mësohet se 34-vjeçari është plagosur në dorë, ndërsa kishte ardhur pak ditë më parë në Shqipëri, pasi jetonte në Greqi. Autori i mitur ndodhet aktualisht në Komisariatin e Policisë Korçë, ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi: Në lagjen nr.4, Korçë, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi P. K., ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. Q., rreth 37 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në...
Burimi:
vizionplus.tv