PLAGOSJA, ZBARDHET NGJARJA NE LEZHE
“Mos lëvizni, policia!” 7 personat të cilët hynë mbrëmjen e së dielës brenda berberhanes në fshatin Rrilë të Lezhës, nga ku mbeti i plagosur Sokol Daci, janë prezantuar si policë. Të kamufluar dhe me kapuçë në kokë, 5 prej tyre ishin të armatosur me armë zjarri automatike, ndërsa 2 të tjerët mbanin shkopinj bejsbolli. Nga veprimet hetimore të kryera dhe këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se autorët kishin për qëllim dhunimin e 21-vjeçarit Merando Nikulaj, me të cilin kishin pasur konflikt disa muaj më parë. Por, sapo kanë hyrë në ambientin e berberhanes, ku Nikulaj po qethej, janë përballur me të shtëna me armë zjarri. Sipas të dhënave, krahas efektivit të policisë Besart Kovaçi, i arrestuar për shpërdorim detyre, dyshohet se ka qëlluar me...
Burimi:
ntv.al