Plagosi me thikë 45-vjeçarin një ditë më parë, në pranga autori në Vlorë
Pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta mes dy individëve mbeti i plagosur një person, këtë të dielë policia ka arrestuar autorin e ngjarjes. Sipas raportimeve nga policia, është arrestuar shtetasi F. Z., 48 vjeç, banues në Vlorë, i cili, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, thikë, shtetasin I. S., 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Pavarësia 3”, specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin F. Z., 48 vjeç, banues në Vlorë. ...
Burimi:
syri.net