Plagoset 11-vjeçari në Kukës, gjatë orës së pushimit nxënësi kalon në kantierin e ndërtimit të shkollës! Dërgohet për mjekim tek Trauma

Plagoset 11-vjeçari në Kukës, gjatë orës së pushimit nxënësi kalon në kantierin e ndërtimit të shkollës! Dërgohet për mjekim tek Trauma

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e hënë në Kukës, ku një nxënës 11 vjeç ka mbetur i plagosur pranë ambientit të shkollës së tij. Sipas informacioneve paraprake, incidenti ka ndodhur në afërsi të godinës së ish-shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” cila aktualisht është në proces rikonstruksioni nga një firmë ndërtimi. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur i mituri po përpiqej të merrte topin pranë kantierit të ndërtimit. Në atë çast, nga kati i tretë i godinës janë hedhur materiale inerte, të cilat e kanë goditur nxënësin, duke i shkaktuar plagë dhe dëmtime që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. I mituri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit rajonal të Kukës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe dëmtimeve,...