Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Përshtatën tre ambiente për kultivim kanabisi, një në pranga dhe një në kërkim. Ndalohen 4 punonjës të OSHEE

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Malësi të Madhe, të akuzuar për kultivim kanabisi. Sipas Policisë, dyshohet se ata kishin përshtatur 3 ambiente në fshatin Boriç i Madh për të kultivuar bimë narkotike me pajisje elektrike, të cilat i furnizonin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Gjatë operacionit, policia zbuloi 1 banesë dhe 2 stalla në fshatin Boriç i Madh, të cilat ishin përshtatur për kultivimin dhe tharjen e bimëve të kanabisit. Janë ndalua edhe 4 punonjës të OSHEE-së si dhe është proceduar penalisht edhe 1 punonjës tjetër, për shpërdorim detyre. Policia sekuestroi 771 bimë kanabis, 6 kg e 250 gramë lëndë narkotike, 195 llamba, 21 copë aspiratorë dhe 20 copë filtra ajri, që shërbenin për kultivimin e...