Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Përplasen dy automjete në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen dy persona. Dërgohen për ndihmë mjekësore
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në aksin Lezhë-Shkodër. Aksidenti ka ndodhur në orën 18:00 në kryqëzimin e Gjadrit. Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë u plagosën dy persona. Ata janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen. “Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. S. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi F. M., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në...