Përndiqte dhe kanoste 37-vjeçaren në rrjetet sociale me adresa false duke i shkaktuar ankth dhe panik, arrestohet i riu
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia, pas kallëzimit që kishte bërë në komisariat një 37-vjeçare. Vajza, kishte denoncuar djalin se përmes llogarive false që ai kishte hapur në Instagram dhe TikTok, e përndiqte dhe kanoste atë, duke i shkaktuar ankth dhe panik. “Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një shtetaseje, se përndiqej dhe kanosej në rrjete sociale, veprime të cilat i kishin shkaktuar ankth dhe panik, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit “Insistimi”, mundësuan lokalizimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar të rastit, shtetasit L. K., 28 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë. Nga kontrollet në 2 celularët e tij, u gjetën të aktivizuara...
Burimi:
vizionplus.tv