Përmbytjet në Shqipëri, Leka: Nuk është uji armiku ynë, por faji ynë që nuk e përdorim në të mirë të njerëzve

Përmbytjet në Shqipëri, Leka: Nuk është uji armiku ynë, por faji ynë që nuk e përdorim në të mirë të njerëzve

Analisti Martin Leka, i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, të moderuar nga Pranvera Borakaj, ka komentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi pas shirave të ditëve të fundit. Leka tha se nuk është faji i ujit që përmbytet vendi, por faji i njerëzve që nuk dinë ta përdorin ujin në të mirë të vetes. “Nuk është uji armiku i shqiptarëve. Problemi është pse këtë ujë nuk e përdorim për të mirën e shqiptarëve”, tha Leka. Më tej, të ftuarit në studio renditën një sërë arsyesh pse sa herë bie shi Shqipëria përmbytet, duke theksuar se, sipas tyre, përgjegjësia më e madhe bie mbi institucionet, të cilat nuk marrin masa parandaluese.