Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura në lagjen “5 Maji” në Tiranë
Tregu i rrobave të përdorura në lagjen “5 Maji” në Tiranë është përfshirë nga flakët. Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se në vendngjarje janë dërguar 30 forca të shërbimit zjarrëfikës me 6 automjete. Flakët kanë nisur prej më shumë se 30 minutash. Deri më tani, raportohet për dëme të shumta materiale, por fatmirësisht jo për të lënduar. /vizionplus.tv