Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë
Një 67-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit pasi fshihte në automjet dhe në banesë mbi 54 mijë euro, mbi 2000 paund, mbi 1800 dollarë dhe mbi 2800 franga. Policia bën me dije se shuma monetare që dispononte 67-vjeçari, dyshohet se rridhte nga nga veprimtari të kundërligjshme Grupi hetimor po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar. “Si rezultat i një pune hetimore të kryer mbi bazën e informacioneve të siguruara, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Berat finalizuan operacionin policor të koduar “Produkti”, në kuadër të të cilit u godit një rast i dyshuar në fushën e pastrimit të produkteve të veprës penale....
Burimi:
javanews.al