Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës
Elton Alushi është shkarkuar nga posti i drejtorit të Policisë së Tiranës. Largimi i tij është firmosur nga ministrja e Brendshme në largim Albana Koçiu. Njësoj si me Ilir Prodën, edhe largimi i Alushit, vjen për mosgarantimin e sigurisë së qytetarëve në protestën që PD organizoi ditën e djeshme. Kujtojmë se në Vilën 31, ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha, u regjistruan tensione kur protestues hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, teksa brenda ambineteve ndodheshin shtetas të huaj, pasi godina është kthyer në një ambient pritës për artistët.
Burimi:
javanews.al