Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, arrestohet 24-vjeçari në Durrës, procedohet penalisht një tjetër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Kavajë kishin siguruar informacion se një shtetas nga Kavaja po qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri pistoletë, në drejtim të Durrësit. Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “PURPOSE”. Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 13, në vendin e quajtur shëtitorja e plazhit, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan motomjetin që dyshohej se drejtohej nga shtetasi i armatosur me armë zjarri. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit Ç. K., në sediljen e motomjetit, një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në...
Burimi:
vizionplus.tv