Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

Parandalohet krimi në plazhin e Durrësit, kapet 24-vjeçari i armatosur me pistoletë

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga policia e Durrësit dhe ajo e Kavajës gjatë operacionit të koduar “Purpose”. Një 24-vjeçar nga Kavaja u arrestua në flagrancë ndërsa qarkullonte me motor i armatosur në shëtitoren e plazhit, në një zonë mjaft të frekuentuar. Policia kishte marrë informacion se i riu me iniciale Ç. K. ishte nisur nga Kavaja drejt Durrësit me një armë zjarri pistoletë me vete. Forcat e rendit u organizuan menjëherë dhe arritën ta bllokonin motomjetin në lagjen nr. 13. Gjatë kontrollit, në sediljen e motorit u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë e tipit “Glock” së bashku me municion luftarak. Bashkë me autorin e dyshuar, në motor ndodhej edhe një tjetër 24-vjeçar me iniciale F. M., i cili tashmë po ndiqet...