Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Pamje të frikshme nga “5 Maji”, zjarrfikësit në luftë me flakët monstruoze
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në lagjen “5 Maji” në Tiranë, duke përfshirë tregun e rrobave të përdorura. Prej gati 1 orë më shumë se 30 forca zjarrfikëse janë në luftë me flakët, por nuk kanë mundur ende t’i vënë nën kontroll. Siç shihet edhe nga pamjet zjarri është shumë i madh, ndërkohë që ende nuk ka asnjë informacion se nga është shkaktuar zjarri. /vizionplus.tv