Nuk u dha pagat punonjësve, arrestohet pronari i parukerisë

Nuk u dha pagat punonjësve, arrestohet pronari i parukerisë

Pronari i një parukerie, shtetasi Besmir Aliko, 41 vjeç është arrestuar, ndërsa është proceduar penalisht bashkëshortja e tij, K. B., 38 vjeç, pasi nuk iu dhanë punonjësve rreth 20250 euro paga. Dyshohet se pajisjet me të cilat kryhej aktiviteti ekonomik në këtë subjekt, ishin kontrabanduar. “Nuk iu dhanë pagat (rreth 20 250 € në total), punonjëseve në subjektin e tyre (parukeri), vihet në pranga pronari dhe procedohet penalisht bashkëshortja e tij. Gjithashtu, dyshohet se pajisjet me të cilat kryhej aktiviteti ekonomik në këtë subjekt, ishin kontrabanduar. Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimeve të 5 shtetaseve, se ishin shfrytëzuar në vendin e tyre të punës (parukeri), duke mos u paguar për punën e kryer, si dhe duke u mashtruar mbi këtë aspekt, nga punëdhënësit...