“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

Procesi gjyqësor për vrasjen e Ardit Spahiut, ngjarje e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek të Belgjikës, ka vijuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel. Romain Delcoigne, avokati që mbron një prej të akuzuarve, Elvis Murataj, paraqiti një sërë provash për të demonstruar se klienti i tij nuk ishte në automjetin “Golf GTI” që u përdor në ekzekutimin e Spahiut, shkruajnë mediat belge. Ndërkaq, avokati tjetër mbrojtës, Quentin Mayence vuri në dyshim përshkrimet e dëshmitarëve, provat e ADN-së dhe komunikimet e përgjuara përmes Sky ECC dhe shtoi se përshkrimi fizik i bërë nga dëshmitarët për tre personat që ndodheshin në makinë, është i papajtueshëm me profilin e Elvis Muratajt. Në fillim të gjyqit, Elvis Murataj u akuzua si autori i vrasjes, por...