Nga dosja e oficerit Edison Pema, dolën 5 policët e përfshirë në bastet sportive në Elbasan
Nga Elton Qyno – Syri.net/ Një çështje penale që bën fjalë për arrestimin e oficerit të policisë Edison Pema në Elbasan, ka sjellë zbulimin e 5 punonjësve të tjerë policorë dhe 1 qytetari në përfshirjen e aktivitetit të paligjshëm të basteve sportive. Edison Pema, u arrestua në muajin qershor 2025, pasi siç rezultoi dhe nga hetimi penal ai i kërkonte në formë gjobe 10 mijë euro një qytetari nga Kosova me inicialet E.S. Sipas dosjes hetimore shtetasi Kosovar nuk ka qënë në gjendje të paguajë. Por gjatë një takimi që ka pasur me punonjësin e policisë Edison Pema, ky i fundit ia ka vënë pistoletën e shërbimit në brez duke e kërcënuar me fjalët: “…ose do paguash lekët, ose do bësh ngjarje për mua…ose unë...
Burimi:
syri.net