Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

Ndihmoi autorë krimesh? Tre masa sigurie ndaj efektivit në Elbasan

Një efektiv në Elbasan është pezulluar sot nga detyra, 13 mars, ndërsa ndaj tij Gjykata ka caktuar edhe dy masa të tjera sigurie, “ndalim i daljes jashtë vendit” dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Siç thuhet në njoftimin zyrtar të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), inspektori është i dyshuar për dy vepra penale. “Inspektor E. K., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Përkrahje e autorit në krim” parashikuar nga nenet 248 dhe 302 i Kodit Penal. Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur në kuadër të procedimit penal të vitin 2025, ku nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale ka rezultuar se punonjësi i policisë...