Ndëshkohen shoferët “rebelë” në Durrës, procedohet vlonjati që tentoi të korruptonte policinë

Ndëshkohen shoferët “rebelë” në Durrës, procedohet vlonjati që tentoi të korruptonte policinë

Policia Rrugore e Durrësit ka proceduar penalisht një 61-vjeçar nga Vlora, i cili tentoi të korruptonte punonjësit e policisë. Blutë njoftojnë se burri tentoi t’i jepte policit 1500 lekë që të shmangte gjobën. Në total, numri i personave të proceduar apo arrestuar ka shkuar në 10. Njoftimi i policisë: Shkon në 10 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar/proceduar penalisht, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale apo administrative. Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore. Procedohet penalisht 61-vjeçari që ofroi para, për të mos u ndëshkuar administrativisht. Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë...