MPJ apel shqiptarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe: Shmangni dajlet, ndiqni udhëzimet e sigurisë

MPJ apel shqiptarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe: Shmangni dajlet, ndiqni udhëzimet e sigurisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme u kërkon të gjithë shtetasve shqiptarë në Emiratet e Bashkuara Arabe të jenë të kujdesshëm duke shmangur daljet e panevojshme dhe duke ndjekur udhëzimet e sigurisë nga autoritetet lokale. MPJ shkruan se hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si ajo e të gjitha vendeve të Gjirit, është e mbyllur përkohësisht si pjesë e masave për interceptimin e sulmeve. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi është në dispozicion të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe për çdo informacion, nevojë apo emergjencë, përmes kontaktit të emergjencës +971 50 980 7881.