Motori përplaset me mjetin bujqësor në aksin Divjakë-Lushnjë, humb jetën 67-vjeçari

Motori përplaset me mjetin bujqësor në aksin Divjakë-Lushnjë, humb jetën 67-vjeçari

Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Divjakë-Lushnjë, ku një motor është përplasur me një mjet bujqësor. Si pasojë e vendngjarjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, Ismail Dervishi. Ndërkohë drejtuesi tjetër është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. “Rreth orës 08:50, në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”, janë përfshirë në një aksident një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin M. M., 67 vjeç, me një motomjet me drejtues shtetasin I. D., rreth 70 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi I. D. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin M. M., në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, njoftoi sot policia.