Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Moti i keq/ Vjosa arrin lartësinë 8.6 metra në Urën e Mifolit
Shirat e rrëmbyer gjatë ditës së sotme në të gjithë territorin kanë shkaktuar problematika. Aktualisht situata më e rënduar mbetet në qytetin e Vlorës, pasi lumi Vjosa ka dalë nga shtati pranë urës së Mifolit, ku ka arritur lartësinë 8.6 metra. Në vendngjarje ndodhen efektivët e Ushtrisë, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, kryetarja e Bashkisë, Brunilda Mersini të cilët po monitorojnë nga afër situatën. Raportohet se deri tani janë evakuuar 13 familje. Forcat e policisë gjithashtu janë pranë qytetarëve të cilët kanë nevojë për ndihmë.