Media britanike: Ksamili, fshati i bukur vetëm katër orë larg Anglisë

Media britanike: Ksamili, fshati i bukur vetëm katër orë larg Anglisë

Vetëm katër orë larg Mbretërisë së Bashkuar, ekziston një fshat i bukur që është shtëpia e brigjeve mahnitëse, i njohur si Maldivet e Evropës, dhe ku vizitorët nuk ngopen me peizazhet e bukura që ofron ky vend, shkruan Alycia McNamara për prestigjiozen britanike ”Express”.Ksamili është një fshat i vogël bregdetar në jug të vendit.Ndodhet përgjatë detit Jon, rreth 15 kilometra në jug të Sarandës dhe pranë ishullit grek të Korfuzit. Fshati ndodhet në Parkun Kombëtar të Butrintit, një zonë e mbrojtur nga UNESCO, me detin në anën perëndimore dhe me një liqen në lindje. Në një llogari në TikTok nën emrin Saranda_events, një person postoi një video të plazheve kristalore me një mbishkrim që thotë “zbuloni Ksamilin, Shqipëri: Maldivet e Evropës! Eksploroni bukurinë marramendëse të...