Më shumë siguri në gjykata, kërkohet rikthimi i policisë, ndërtesa të reja dhe infrastrukturë me e mirë
Parlamenti dëgjoi sot institucionet e sistemit të drejtësisë dhe përfaqësuesit e qeverisë për problematikën e sigurisë në gjykatat e vendit, çështje e cila u vendos në plan të parë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit në Tiranë, një vit më parë. Para Komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale, kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, deklaroi se policia duhet të rikthehet në gjykata, por për të garantuar sigurinë duhen godina të reja, mbështetje financiare dhe ndërhyrje ligjore. “Ne kemi menduar që shtimi i policisë na duhet. Duhen forca të dedikuara policore, duam ndryshime ligjore, të gjitha godinat kanë nevojë për ndryshime në infrastrukturë që ne të implementojmë sigurinë në gjykata”, tha Ilir Rusi, kryetar i KLGJ Zëvendësministri i Brendshëm, Xhemal Qefalia, sqaroi...
Burimi:
vizionplus.tv